TERMAT DHE KUSHTET

E drejta e autorit

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje uebi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve nga kjo faqe, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht dhe dënohet me ligj.

 

Mbrojtja me Ligj dhe detyrimet tona

Ne jemi një subjekt i regjistruar në Institucionin e QKR në Shqipëri dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe Institucioneve të përcaktuara me ligj në Republikën e Shqiperisë. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit, por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim.

 

Kushtet e Garancisë

Përvec të drejtes së autorit ju pranoni edhe Kushtet e Garancisë që ne kemi, të cilat janë të publikuara pranë çdo produkti së bashku me të dhënat e produktit, për cdo produkt i cili ka kushte të caktuara garancie. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetem për cështjet që ne specifikojmë në faqen tonë dhe me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës por ju do keni gjithmonë akses per t’u informuar në faqen tonë, te Garancia dhe Kthimi i produkteve”.

 

Kushtet dhe tarifat e transportit

Përveç të drejtës së autorit dhe Kushteve të Garancisë, ju pranoni edhe Kushtet dhe tarifat e Transportit, te cilat jane te publikuara ne faqen tonë te “Transporti” dhe ju jepen në momentin që konfirmoni blerjet.

 

Kthimet e Produkteve

Përveç të drejtes së autorit dhe Kushteve te Garancisë dhe Transportit, ju pranoni edhe Kushtet tona të kthimit të produkteve, të cilat janë të publikuara në faqen tonë te “Garancia dhe Kthimi i produkteve”.

 

Detyrimet

Ju me regjistrimin dhe me përdorimin e kësaj faqeje nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe jeni dakort me to në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojme dhe t'i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojme në faqen tonë Lamarket.al.

 

Të drejtat tona

Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar produktet, ofertat, çmimet e produkteve, ndryshime keto për të cilat ju do keni mundësi të informoheni sa herë të hyni në faqen tonë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar kushtet e përdorimit pa ju njoftuar, ndryshime këto që ju do mund ti shikoni sa herë që hyni në faqe, te Termat dhe kushtet”.


Sipër