GARANCIA DHE KTHIMI I PRODUKTEVE

Garancia e produkteve:

Me përdorimin e kësaj faqeje si dhe nëse rregjistroheni dhe bëni blerje tek ne, ju automatikisht pranoni Kushtet dhe Termat tona të Garancisë dhe të Kthimit të produkteve. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojme dhe permbushim çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë Lamarket.al

Ne garantojmë që cilësia, garancitë dhe specifikimet produkteve, që ju do të blini në faqen tone është e njejtë me përshkrimin e çdo produkti, sipas të dhenave dhe fotove, të reklamuara në faqe pranë secilit produkt.

 

Rregulla për kthimin e produkteve të blerë në dyqan:

Të gjitha shitjet janë përfundimtare! Ne nuk mund t’ju rikompesojmë nëse ju ndryshoni mendje për një blerje të caktuar, ndaj ju lutem tregoni kujdes në zgjedhjet tuaja dhe të sigurohuni për çdo produkt përpara se të proçedoni me blerjen!

 

Procedurat e kthimit:

Në rast se kërkoni të zëvendësoni apo të ktheni produktet e blera online nga faqja jonë, atëherë ju duhet të na njoftoni brenda 48 orëve (2 ditë pune) nga marrja e produkteve në dorëzim nëpërmjet emailit info@lamarket.al ose nëpërmjet telefonit në numrin: +355 67 40 07 701.

Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, me etikete, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit. Gjithashtu ju duhet të ruani edhe faturën e blerjes. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse kërkoni ta zëvendësoni/ndërroni apo ktheni produktin/produktet e blera, në mënyrë që ne të analizojmë rastin tuaj dhe t’ju konfirmojmë për pranimin e kthimit nëse plotësohen kushtet. Gjithashtu, duke na treguar arsyen, ju na ndihmoni të përmirësohemi në shërbimet tona.

Nës rast të konfirmimit për zëvendësim apo kthim, produktin duhet ta dërgoni tek ne me postë ose me shërbimin tonë të korrierit, brenda 5 ditëve pune, duke i marrë vet përsipër kostot e transportit.

Juve do t’ju zëvendësohet produkti brenda 48 orëve për Tiranën dhe brenda 72 orëve për rrethet, ose në rast të pranimit të kthimeve, ju do të rimbursoheni për produktin/et e kthyer/a brenda një afati 15 ditor nga dita e dorëzimit të produktit/eve pranë zyrave tona.

Lamarket.al do të mundohet të rikompesojë vlerën e plotë të pagesës që ju keni kryer për të blerë produktet. Sipas rastit, ne kemi të drejtën për të zbritur nga vlera e rikompesuar komisionet e transaksionit të blerjes dhe kostot e rimbursimit apo transportit nëse ka të tilla.

Ju nuk mund të ktheni produktet kur:

1. Kur produktet janë dëmtuar nga klienti dhe nuk përputhen me përshkrimet e Lamarket.al.
2. Produktet e kthyer nuk janë shoqëruar me faturën e blerjes, etiketën, paketimin origjinal dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit.
3. Janë produkte të kujdesit apo higjenës personale.
4. Janë veshje, këpucë, të brendshme apo produkte të tjera, të përdorurara paraprakisht nga ana juaj.


Sipër